KRUJE, 17 tetor 2013 – Në fshatin Bubq të Krujës, në pyll është gjetur nga pronari i tokës një kufomë seksi femër, rreth 70-vjeçe, e dekompozuar, pa identitet per momentin.

Sipas njoftimit të policisë paraprakisht nuk konstatohen shenja dhune në trupin e saj,

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar kufomën dhe të zbardhë shkaqet e vdekjes. 

Disa familjarë nga zona e Ishmit po afrohen të verifikojnë trupin lidhur me një person të humbur me të njëjtat karakteristika.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/