BRUKSEL,16 tetor 2013–Komisioni Europian rekomandoi sot në mesditë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Pas publikimit të progres raportit të përbërë nga 60 faqe, Komisioni Europian ka hartuar rekomandime, ku janë vendosur pikat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve për marrjen e statusit. Komisioneri Stefan Fyle lexoi edhe 5 rekomandime të reja pë Shqipërinë.
''Rekomandojmë dhënien e Statusit të Vendit-Kandidat për Shqipërinë për anëtarësim në BE duke qëndruar të vendosur në vazhdimin e përpjekjeve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", deklaroi pak më parë komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.
Ky ishte rekomandimi i paraqitur në raportin mbi zgjerimin e BE-së, të paraqitur sot në Bruksel, i cili paralajmëron Tiranën, se për hapjen e negociatave "mbetet thelbësor një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm, po ashtu edhe arritjet e reja në fushën e administratës, të Shtetit të së Drejtës dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut''.
Por në mënyrë që Shqipërisë ti rekomandohet hapja e negociatave me BE, duhet të mbahen parasysh 5 prioritete.
“KE rekomandon që Këshilli i BE t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke kuptuar se ajo do të vazhdojë të luftojë krimin dhe korrupsionin. Në mënyrë që komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave vendi duhet të forcojë përpjekjet që kanë nisur dhe të ndërmarrë veprime për 5 prioritete”- ka thene Fule, duke shtuar se progresi tregon se cfare eshte ne gjendje te ndodhe kur qeveria dhe opozita bashkëpunojnë.
Sipas Fyles, Komisioni është i gatshëm për të plotësuar përmbushjen e prioriteteve kyce, angazhim në dialog të nivelit të lartë me Shqipërinë.
"KE është i vendosur të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këto prioritet kyçe duke u angazhuar në një dialog të nivelit të lartë".
5 prioritetet
1-Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike
2-Veprime për pavarësinë efikasitetin e gjyqësorit,
3-Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit
4-Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar
5-Masa për të forcuar të drejtave të njeriut, komunitetit romë dhe zbatimin e të drejtave të pronave





