15 tetor 2013- Lazarati është bërë i njohur tashmë si fshati i cili merret me kultivimin e drogës. Pamjet të cilët serviren në këto foto, për hir të së vërtetës nuk tregojnë gjë tjetër veçse punën e madhe të cilët kanë gratë e fshatit në përpunimin e kanabisit.Për herë të parë, një media e huaj publikon pamje të përpunimit të kanabisit në fshatin e njohur si “republika e drogës”, Lazarat. Fotografitë e publikuara nga “Deutsche Welle”, janë shoqëruar me komentin: "Fshati i marijuanës në Shqipëri".Në kohën kur kriza ekonomike ka krijuar numrin më të lartë të papunësisë së shënuar në vite, duket se punësimi nuk është luks për fshatin e njohur si bastioni i drogës, Lazarati.Kultivuesit e lëndës narkotike, për të mbrojtur sa më mirë drogën, kanë vënë mjete logjistike për të monitoruar personat që hyjnë në fshat. Për këtë gjë janë edhe punonjësit, të cilët janë të heshtur kundrejt punës që bëjnë.