Durrës,15 tetor 2013-Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka bërë një urim të gjithë qytetarëve durrsakë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kryebashkiaku Dako ka qenë për vizitë në selinë e komunitetit mysliman në xhaminë e qytetit të Durrësit ku ka bërë urimin e tij për besimtarët myslimanë: “Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit për festën e Kurban Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar. Kurban Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë por edhe në të gjithë vendin”. Ceremonia dhe koktejli i shtruar nga komuniteti mysliman ka kaluar në një atmosferë festive ku janë shkëmbyer urimet e rastit për më shumë paqe e harmoni.
Kryebashkiaku Vangjush Dako i uron besimtarëve Kurban Bajramin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tragjedi në Angli, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri në një banesë
Bie çmimi i perimeve në treg, prodhimi vendas dominon Lushnjën, kërkesa rritet ndjeshëm
Teherani refuzon kërkesat maksimaliste/ Rriten tensionet SHBA-Iran, bisedimet ndërmjetësuese mbeten pezull në Pakistan
Katër të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite në Liban pavarësisht armëpushimit





