TIRANË,15 tetor 2013 – Mijëra besimtarë muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe pse mengjesi i sotëm është shoqëruar me reshje shiu, besimtarët janë mblidhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke falur Kurban Bajramin, e duke uruar njëri-tjetrin për begati dhe mirësi në këtë festë të rëndësishme për ta. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, uroi besimtarët me një mesazh për paqe, lumturi dhe gëzim në familje, duke u bërë thirrje për bujari dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ai tha se kjo është një ditë e madhe, që ka në qendër të saj sakrificën, dhe në Kurban Bajram gëzon edhe i varfëri nga dhurimet që u bëhen. Ai uroi në mesazh se afrimi dhe bashkëpunimi që frymëzon Kurbani Bajrami tek besimtarët muslimanë të shtrihet edhe në gjithë njerëzit dhe kombin shqiptar. Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, hodhi poshtë dyshimet se punimet për ndërtimin e xhamisë së madhe janë ndërprerë.
Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur. Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë myslimane. Disa vite më parë, kur besimi fetar, ishte i ndaluar në Shqipëri, ritet fetare, kremtoheshin fshehurazi. Ndonëse pa bujë shume familje tradicionale, shqiptarët i kushtonin një fond të veçantë kremtimit të kësaj feste. Kurban Bajrami, tashmë një ditë feste zyrtare kremtohet prej vitesh nga të gjithë shqiptarët, pa harruar këtu devotshmërinë e besimtarëve myslimanë në këtë ditë, e cila shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit, në emër të dashurisë për njeriun.
Festohet Kurban Bajrami, Namazi falet nën shi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





