DURRËS, 14 tetor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të shtunën, më 12 tetor 2013, ora 20.00, u ndalua i kërkuari A P., 26 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim datë  20 prill 2011 e ka dënuar me 25 ditë burg për falsifikim dokumentesh. Është shpallur në kërkim me datë 11 korrik 2011. Po më 12 tetor 2013, rreth orës 9:00, nga shërbimet e policisë kufitare të drejtorisë rajonale për kufirin dhe migracionin Durrës, u kap i kërkuari B. K., 34 vjeç, banues në Prishtinë, me shtetësi kosovare. Gjykata e rrethit Tiranë, me vendim datë 21 nëntor 2012 e ka dënuar me 18 muaj burg për falsifikim  dokumentesh. Të dielën më 13 tetor 2013, ora 19.30, u ndalua i kërkuari A. B., 22 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim datë 31 korrik 2013 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë së arrestit në burg për vjedhje në bashkëpunim. Kjo pasi më 1 maj 2013 dyshohet se ka vjedhur një sasi kablli elektrik; gjë për të cilën më datë 1 gusht 2013 u shpall në kërkim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/