DURRËS, 14 tetor 2013 – 17 vjeçarja autike është dhunuar në shkollë, vetëm pas tri ditësh uniformat blu hedhin pakëa dritë për skandalin e rëndë, që e bëri publik media. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bën të ditur se të dielën, më 13 tetor 2013 në komisariatin e policisë Durrës ka bërë kallëzim një 43-vjeçar, banues në Tiranë, i cili shpjegon se me datë 11 tetor 2013, rreth orës 9.30, në mjediset e shkollës speciale të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Durrës, ka konstatuar dëmtime të lehta në kokë të vajzës se tij 17-vjeçare, e cila vuan nga autizmi. Lidhur me rastin janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore e procedurale; është pyetur gjithë stafi pedagogjik i shkollës në fjalë si dhe ai i qendrës, ku akomodohej fëmija në Durrës. Gjithashtu janë ndërmarrë ekzaminime mjeko-ligjore. Nga të dhënat hetimore të grumbulluara deri tani rezulton se dëmtimet fizike janë shkaktuar gjatë pushimit mes orës së parë dhe të dytë të mësimit në shkollë. Aktualisht po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia e ka klasifikuar ngjarjen si plagosje të lehtë me dashje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





