DURRËS, 14 tetor 2013 – E diel tragjike për një familje nga Shkallnuri, pasi në mesditë një benz plagos rëndë një fëmijë 5 vjeçe. Ndonëse rruga Plepa-Tiranë nga ana e Ndroqit është me kthesa të shumta, drejtuesit e mjeteve janë shpesh të pavëmendshëm dhe ecin si të tërbuar. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të dielën, më 13 tetor 2013, ora 22.00, u bë arrestimi në flagrancë i S. K.-së, 27 vjeç, banues në Tiranë. Rreth orës 12.30, në fshatin Shkallnur, komuna Rrashbull, duke drejtuar automjetin benz, me targa AA 162 AH, ka aksidentuar M. Dajçi, 5 vjeçe, banuese në Shkallnur, e cila po ecte në rrugë. Uniformat blu thonë se fëmija ndodhet në reaminacionin e spitalit rajonal të Durrësit në gjendje të rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





