DURRËS, 14 tetor 2013 – Drogë në port dhe në autostradë, uniformat lu bregdetare kryen në fundjavë operacione kundër narkotrafikantëve nga Tirana dhe Gjirokastra. Gjëja më kureshtare është se Benz-i me drogë  Lazarati shoqërohej me eskortë: ML dhe Range Rover.

Pa hipur në “Urë”

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të hënën, më 14 tetor 2013, ora 2.00 pas mesit të natës, u arrestua në flagrancë A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. Në orën 23.30, më 13 tetor 2013, gjatë një kontrolli në terminalin e trageteve në automjetin e 30-vjeçaritNissan Mikra, me targa AA 548 HJ, u gjetën të fshehur në serbatorin e mjetit dhe u bllokuan si provë materiale, 9 kg e 65 gramë kanabis në 20 pako në formë paralelopipedi, mbështjellë me natriban transparent.Nissan Mikra do të imbarkohej në tragetin Bridge (Ura) për të udhëtuar në drejtim të portit italian të Barit.

Në autostradë

Të shtunën, më 12 tetor 2013, ora 20.00, u arrestuan në flagrancë H. Ç, 46 vjeç, banues në Lazarat; K. K., 21 vjeç dhe O. D., 35 vjeç, që të tre nga Gjirokastra. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë rreth orës 12.10, në rrugën Durrës-Tiranë, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetit Benz Class me targa AA751BH që drejtohej nga gjirokastriti K. K., në pjese të ndryshme të mjetit, u gjetën të fshehur dhe u sekuestruan si provë materiale 5 kg e 436.6 gramë kanabis.

Shoqërimi

Bie në sy se Benz Classic kishte eskortë dy automjete. Organet ligjzbatuese thonë se u  sekuestruan si provë materiale edhe një fuoristradë ML, me targa VL7973C që drejtohej nga O. D-ja si dhe njëRange Rover, me targa AA234BN, drejtuar nga H. Ç-ja, brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan edhe 1 600 euro. Dy mjetet po shoqëronin makinën, ku mbahej droga.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/