14 tetor 2013- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të djalit të ish presidentit Rexhep Meidani, dy muaj pas emërimit në krye të drejtorisë më të rëndësishme tek Doganat Shqiptare, atë të Antikontrabandës, nën akuzën e nxjerrjes së informacioneve konfidenciale kohët e fundit, me qëllim dekonspirimi.Konkretisht bëhet fjalë për nxjerrjen e njoftimit për bllokimin e kompanisë Kurum, që u krye pak ditë më parë nga strukturat doganore, ku u zbulua se një sasi e madhe hekuri ishte nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme nga magazina doganore.Denion Meidani u emërua në fund të mandatit të qeverisë Berisha, ndërkohë që edhe më parë kishte pasur një tjetër emërim të rëndësishëm, si nëndrejtor i Përgjithshëm për anën ekonomike te Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, por sërish është pushuar nga puna për mungesë impenjimi.
/sot news/





