14 tetor 2013- Kryetari komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça ka uruar të gjithë besimtarët Myslimanë për më shumë harmoni dhe paqe, për festën e Kurban Bajramit, e cila festohen nesër nga ky komunitet.Ndërsa në lidhje me debatin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë Muça theksoi se KRT dhe Kryeministri vendosen ndërtimin e saj pavarësisht të gjithave.Ndërkohë që myftiu i Tiranës Ylli Gura ka shpjeguar se ku do të kryet falja e Namazit e cila nis në orën 07:00 e 32 minuta. Komuniteti ka marrë masa që të përgatisë vendin ku do të zhvillohet falja. Ndërkohë që festën e Kurban Bajramit e ka uruar edhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve.