TIRANE,14 tetor 2013 –Drejtoria e Doganave ka publikuar në faqen e saj shkelje në fushën e zbatimit të ligjit 61/2012 "Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë".
Në faqen zyrtare të doganës, bëhet e ditur se, Subjekti “Atllas” sh.p.k, me status të “magazinës fiskale”, ka asgjesuar në kundërshtim flagrant me Ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe me VKM 612, date 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, 1850 ton melase (lende e parë për prodhimin e alkoolit) pa praninë dhe kontrollin e autoriteteve doganore.
Njoftohet se për këtë veprim të kundraligjshëm është marrë vendimi për pagesën 101.182.500 si detyrim akcize i munguar si dhe penaliteti përkatës.
Gjithashtu, me datë 09.10.2013, gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e specializuara në fushën e akcizës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në magazinën fiskale të subjektit “Atllas” sh.p.k. u gjetën diferenca të theksuara midis deklarimit të subjektit dhe mallit fakt.
Ndër të tjera, rezultoi se mbi 9300 litra alkool anhider janë hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme duke shmangur detyrimin e akcizës në shumën 4.204.350 lekë
Për këtë shkelje të dytë subjekti është penalizuar në shumën 16.871.400 lekë (detyrim i munguar dhe penalitet)
Totali i penaliteteve për këto dy shkelje të konstatuara arin në rreth 118 milion lekë.
Stafi doganor përgjegjës për mbikqyrjen e magazinave fiskale është pezulluar si dhe po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjesive administrative apo penale të tyre.
Në njoftim, theksohet se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është e vendosur për të zbuluar dhe ndëshkuar çdo shkelje në fushën e doganave të cilat krahas dëmit që i shkaktojnë buxhetit të shtetit, cënojnë rëndë konkurencën e ndershme.
Drejtoria e doganave publikon shkelje për akcizat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
44 foto e dokumenta të rralla të Aleksandër Moisiut i dhurohen UAMD-së (VIDEO)
DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Ballukut
Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri
Tragjedi pas tragjedie/ Djali gjendet i pajetë në dyqan, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin





