Tiranë, 14 tetor 2013- "Burgim të përjetshëm" ka qënë masa e dhënë nga Gjykata e Tiranës për Viktor Gushin, i cili akuzohet për dy vrasje dhe një sërë plagosjesh në kryeqytet.Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar dënimin kapital për Gushin, pasi vërtetohet se ai është vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtares së një banke në kryeqytet, Eleonora Kaloçi.Viktor Gushi akuzohet për "vjedhje me pasojë vdekjen" dy herë dhe "vjedhje me pasojë plagosje" 8 herë dhe një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.