TIRANE,14 tetor 2013 – Drejtori i ri i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu, u prezantua sot para administratës dhe punonjësve të institucionit nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kreut të ri të ISHP-së, Ministri i Shëndetësisë tha midis të tjerash, se "jemi të bindur që Dr. Arjan Bregu, me përvojën e tij profesionale dhe njerëzore do të dijë të zbatojë programin e qeverisë së re për shëndetin publik."
“Dr. Bregu vjen në këtë detyrë pas një përvoje të rëndësishme profesionale në drejtimin e sektorit të Higjienës dhe Epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe detyra të tjera menaxheriale, si dhe ato të kërkimit shkencor”-, vazhdoi më tej Ministri, duke shprehur bindjen se kjo përvojë do ta ndihmojë atë në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.
Drejtori i ri i ISHP-së, Bregu, në fjalën e tij, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë për besimin, duke nënvizuar gatishmërinë dhe angazhimin e tij për të qenë në lartësinë e detyrave që kërkohen nga programi qeverisës të "Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër".
Ministri Beqaj theksoi se “ISHP duhet të jetë aktori kryesor në hartimin dhe përditësimin e një sistemi unik kombëtar të informacionit shëndetësor, ku ky institucion duhet të jetë institucioni përgjegjës për hartimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave kombëtarë, përfshi regjistrin e sëmundjeve tumorale, atyre kardiovaskulare, diabetit, frymëmarrjes.”
ISHP duhet të jetë aktori kryesor në hartimin dhe përditësimin e një sistemi unik kombëtar të informacionit shëndetësor dhe ky institucion duhet të fillojë së prodhuari raporte shëndetësore vjetore, një standard i munguar prej kohësh në traditën e këtij institucioni. “Me emërimin e z. Arjan Bregu në krye të ISHP-së, jemi të bindur se do t'i përgjigjemi sfidave me të cilat përballet sot sistemi i kujdesit shëndetësor”, tha Ministri i Shëndetësisë.
Arjan Bregu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i ISHP-së
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





