13 tetor 2013- Kryeministri Rama, sot ka postuar në rrjetin social Facebook, 3 foto ku tregon sallën e teatrit në Napoli. Albumi i titulluar "Kur ngjyrat ndryshojnë jetën", tregon për filmin e autorit Anri Sala, në lidhje me transformimin e Tiranës nga Edi Rama, në kohën që ishte në krye të Bashkisë.

“Në Itali, salla e teatrit të Napolit dy mbrëmje më parë, ku u prit me ovacione filmi i transformimit të Tiranës me autor Anri Salën dhe shfaqja e fjalës së kryeministrit Edi Rama në TedTalks”, shkruan Rama në Facebook.