Durrës 13 tetor 2013- Mbrëmjen e sotme një person është plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të këtij qyteti, ku 35-vjeçari Roland Zizi është plagosur në këmbë me një plumb pistolete. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të rinjsh, ndërkohë që i plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
Durrës 35-vjeçari plagoset me armë zjarri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sezoni i alergjive/ Mjekët: Ilaçet e parekomanduara mund të rëndojnë pacientët
Këto 3 shenja Horoskopi do të kenë probleme financiare
Tragjedi në Angli, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri në një banesë
Bie çmimi i perimeve në treg, prodhimi vendas dominon Lushnjën, kërkesa rritet ndjeshëm





