BURREL, 13 tetor 2013 -Katër raste të tjera janë raportuar sot të helmimit me kërpudha në Klos të Burrelit. Bëhet e ditur se personat e helmuar janë dy femra, përkatësisht një 16-vjeçare një 40-vjeçare, ndërsa dy meshkujt janë të moshës 17 dhe 45-vjeç.
Mësohet se dy të helmuar janë të së njëjtës familje, burri 45-vjeç dhe gruaja 40-vjeçe, nga qyteza e Klosit. 16-vjeçarja është nga fshati Dom i Bashkisë së Klosit.
Ndërsa 17-vjeçari i helmuar është nga fshatrat e Klosit. Katër të helmuarit janë shtruar në spitalin e Burrelit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Disa ditë më parë një 12-vjeçare humbi jetën si pasojë e këtij lloj helmimi. Gjithsej, ka shkuar në 31 numri i personave të helmuar nga kërpudhat.
Burrel, 4 të tjerë të helmuar nga kërpudhat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sezoni i alergjive/ Mjekët: Ilaçet e parekomanduara mund të rëndojnë pacientët
Këto 3 shenja Horoskopi do të kenë probleme financiare
Tragjedi në Angli, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri në një banesë
Bie çmimi i perimeve në treg, prodhimi vendas dominon Lushnjën, kërkesa rritet ndjeshëm





