12 tetor 2013- Dje në mbrëmje, rreth orës 23.00, një grua i telefonon policisë së Bad Hersfeld, dhe me zë të shqetësuar tregon se bashkëshorti ishte nisur me furgonin ku shkurhej “Just Married”, duke e lënë vetëm në një autogrill përgjatë autostradës.Kishte vendosur ta braktise? Jo, të paktën zyrtarisht. Bashkëshorti thjesht ishte nisur duke menduar se bashkëshorten e kishte zënë gjumi në sedijen e pasme të furgonit. Mungesën e gruas e kishte kuptuar vetëm pas dy orë e gjysmë udhëtimi.Edhe vetë policia ka ironizuar në komunikatën për shtyp të cilën e fillon: “E nisën mbarë…”.Gruaja kishte tentuar më kot ti telefononte edhe bashkëshortit, i cili nuk kishte baterinë e celularit të karikuar.Çifti është takuar pa pesë orë kërkimesh të policisë, dhe kanë dalë nga rajoni me urimet më të mira nga ana e efektivëve për “shumë vite të lumtura dhe për një rrugë të gjatë të cilën duhet të parëshkojnë së bashku”.
/civitas.al /





