12 tetor 2013- Sipas mediave katalanase, Barcelona e ka gjetur pasuesin e Victor Valdes. Ai nuk është David de Gea, i cili ka nisur negociatat e rinovimit me Manchester United, porportieri i Borussia Munchengladbah, Marc Andre Ter Shtegen. Gjiganti 21-vjeçar (1.9m) sipas tyre ka arritur një akord me katalanasit për 8 milionë euro, plus 2 milionë bonuse në varësi të paraqitjeve të tij. Kontrata e talentit gjerman me Borussian përfundon në qershorin e 2015-ës, por TerStegen mund të transferohetnë "Camp Nou" që këtë verë.
Drejtori sportiv Andoni Zubizareta ka 4 vite që interesohet për Ter Stegen, por vetëm këto ditë ka dhënë OK për mbylljen e operacionit pasi në mendjen e ish portierit legjendar të Kombëtares spanjolle ka edhe 5 emra të tjerë, mes të cilëve edhe portieri i dytë aktual i katalanasve, Jose Manuel Pinto si dhe 3 portierë të Serie A.
/albeu.com/





