12 tetor 2013- Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, duket se nuk i ndahet shefit të saj, edhe tashmë që ai nuk është më në pushtet. Ajo e ka vizituar Berishën në zyrën e tij të re, në “Aba Center” në Tiranë, takim që është fiksuar me këtë foto të postuar edhe në rrjetin social facebook. Erla, edhe pasi dha dorëheqjen nga pozicioni i zëdhënëses në Kryeministri, sërish u komentua për reagimin e saj në Facebook, lidhur me albumin e fotografive të publikuara nga Edi Rama, nga punimet që po bëheshin në Kryeministri. Gjatë gjithë punës së saj, ajo i ka shfaqur mendimet hapur edhe në rrjetet sociale, duke iu kundërpërgjigjur vetë deklaratave të kundërshtarëve politikë të majtë.
/ panorama plus/





