12 tetor 2013- Bisedat e lirshme në kafe duket se u shijojnë më shumë, se diskutimet për çështje serioze në seancat parlamentare në Kuvend, deputetëve të Partisë Demokratike; Mesila Doda, Keltis Kruja, Genc Ruli dhe Sokol Olldashi. Katër deputetët kanë braktisur këtë javë seancën kuvendore për diskutimin e ligjit për nëpunësin civil, ndryshe nga disa kolegë të tyre që kanë qenë prezent në sallë. Katër emrat e njohur të PD-së kanë preferuar që diskutimin gjerë e gjatë të çështjes në fjalë ta bëjnë më mirë në kafe, duke e kthyer bisedën e tavolinës në një “mini kuvend”. Dihet që deputetët e opozitës ndodh që i braktisin seancat parlamentare në rastet kur janë kundër.
/panorama plus/





