DURRËS, 12 tetor 2013 – Ndryshime në Akuzën e rrethit dhe në Apelin e Durrësit. Më 9 tetor 2013, me Dekretin nr. 8340, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani transferoi prokurorin Elvin Gjokaj, aktualisht prokuror në prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan, në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës. Ndërkaq, sipas një njoftimi për shtyp, nën drejtimin e Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi më 11 tetor 2013 mbledhjen plenare të radhës. Mes të tjerave, Këshilli shqyrtoi kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e 3 vendeve vakante, në gjykatën e Apelit Durrës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi transferimin në këtë gjykatë të gjyqtaresMeriban Mullaj si dhe t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve Desart Avdulaj dhe Arjan Balliu. Këshilli, në mbështetje të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të Vendimit Nr. 193/2, datë 11.05.2006 “Sistemi i vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve”, i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e vlerësimit profesional dheeEtik për Kliton SpahiunIzet Dushajn, dheShkëlqim Mirin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/