SHBA,11 tetor 2013 – Eshtë konsideruar si hyjnesha e bukurisë në botë, një model për shumë femra të tjera për stilin e jetesës dhe feminilitetin. Por, bukuria e yllit amerikan, Marilyn Monroe, duket se nuk ka qenë plotësisht natyrale. Tashmë janë shfaqur në publik vizitat mjekësore të yllit amerikan që konfirmojnë se ajo i është nënshtruar disa operacioneve estetike për tu transformuar nga Norma Jean Baker (emri i saj i vërtetë) në bjondinën bombastike që të gjithë e njohim. Koleksioni i të dhënave mjekësore të Marilyn, ku përfshihen skanime dhe raporte të mjekëve të ndryshëm, janë dokumentuar nga mjeku hollywoodian, Michael Gurdin, nga vitet 1650 deri në vitin 1962 dhe tani ato janë në shitje në një ankand publik në Kaliforni.
Këto dokumente tregojnë se si Monroe (nën emrin Joan Hewman) kishte bërë një implantim për një “deformim në nofull” në vitin 1950, teksa një skanim rentgeni i fytyrës tregon po ashtu se ajo ka pasur një frakturë të lehtë në hundën e saj, e që vërteton spekulimet se ajo ka pasur një operacion plastik në hundë. Të dhënat që disponon mjeku Gurdin përshkruajnë legjendën e njohur për linjat e saj të përkryera trupore si të gjatë 167.64 centimetra dhe me peshë 52 kilogram.
“Askush nuk e kishte menduar ndonjëherë se Marilyn Monroe ka pasur operacione plastike. Gjithmonë ka pasur spekulime nëse ajo ka kryer operime plastike apo jo. Të gjithë kanë menduar se ajo ishte bukuri aq natyrale… Askush nuk e besoi këtë”, – deklaron Martin Nolan, drejtor ekzekutiv i ankandit ku do të shiten të dhënat mjekësore të Marilyn Monroe.
Menjëherë pas publikimit të këtij raporti, kanë ardhur oferta prej 20 mijë e deri në 30 mijë dollarë nga të interesuarit për blerjen e këtyre dokumenteve në ankand.
Edhe Marilyn Monroe ka kryer ndërhyrje estetike
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





