11 tetor 2013- Gazetari dhe fotoreporteri i gazetës zviceriane, “Le Matin”, thotë se: “Kemi mundur të futemi paraditen e së premtes në stadiumin “e moçëm”, të quajtur “Qemal Stafa”, ku Shqipëria do të presë skuadrën zvicerane, në Tiranë. Këtu janë disa foto më tepër për të kuptuar realitetin e këtij impianti, si i një bote tjetër. Kënaquni! Një rresht i ndenjëseve të shkatërruara, diku të thyera. Kabllo elektrike përtokë, njoftimet për ndeshjen dhe një….”kositës” në lëndinë. Mirë se vini në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, ku ekipi zviceran do të luajë sonte kualifikuesen e radhës për Kupën e Botës 2014.“Le Matin” mundi të futet në stadium sot, ndërsa ishin duke u zhvilluar përgatitjet e fundit. Këtu janë disa foto, që paraqesin një realitet që nuk mund ta shihni në ekranin e televizionit tuaj gjatë transmetimit të ndeshjes. “Arena” sportive në fjalë nuk plotëson asnjë nga standardet e diktuara nga organizmat ndërkombëtarë, por kjo është një pyetje tjetër…”
Mediat zviveriane: Shqipëria një botë tjetër! (foto)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Venecia/ Kthyen apartamentin në bazë droge, arrestohen 3 shqiptarët, një prej tyre grua
Netanyahu urdhëron sulme ndaj Hezbollahut në Liban, tensionet rriten pavarësisht armëpushimit
Al Ahli fiton dramën në kohën shtesë dhe mbron titullin në AFC Champions League Elite
Alarm për lëndë plasëse në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia: Nuk u konstatua asgjë e paligjshme





