TIRANE, 11 tetor 2013- Mazhoranca hyn në negociata me Grupin parlamentar të PDIU-së për të marrë pjesë në Kuvend për të diskutuar aktin normative për statusin e Nëpunësit Civil, votimi i t ë cilit u shty dje.Ministri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi dhe Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha kanë zhvilluar sot paradite takimin me kryetarin e grupit parlamentar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ministri Celibashi përmes një postimi në facebook informon për takimin.
“Theksuam nevojёn pёr gjithёpёrfshirje dhe konsensus pёr kёtё Akt themeltar pёr ndёrtimin e njё administrate publike tё barazlarguar nga interesat politike dhe mbetemi optimistё pёr bashkёpunimin e faktorёve tё opozitёs nё diskutimin e Aktit nё Kuvend.”- shkruan Celibashi.
PDIU ka 5 deputetë në Kuvend.
Kuvendi shtyu dje votimin e aktit normativ i cili shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.
Kryeministri tha se votimi i aktit normative u shty për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe shtyrja ishte bërë me kërkesë të kryetarit të parlamentit Ilir Meta. Rama shtoi se kërkonte konsensusin ndërkohë që i kishte të gjithë numrat për të votuar aktin normativ. Ndërkohë që në seancën e djeshme kanë qenë 78 deputetë prezentë. Opozita bojkoi seancën pikërisht për hedhjen në votim të këtij akti normativ dhe nga selia PD-së kryetari Lulzim Basha kërkoi të tërhiqej akti normativ.
Celibashi dhe Gjosha negociata me PDIU për Aktin Normativ të Nëpunësit Civil
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Alarm për lëndë plasëse në një qendër tregtare në Tiranë, reagon policia: Nuk u konstatua asgjë e paligjshme
“Po përdor emrin tim?” Selin shpërthen ndaj Rogertit pas videos…
Jetët sekrete të grave të karteleve, kush fshihet pas narko-perandorive të Amerikës Latine
Kina paralajmëron kundër projektligjit amerikan për kontrollin e eksporteve





