TIRANE,11 tetor 2013 – “Faze e pare e reformes ne polici, qe do te te pasohet nga nje reforme e thelle per te synuar afrimin e uniformave blu me qytetaret”. Keshtu ka deklaruar kreu i qeverise, Edi Rama gjate nje takimi me drejtues te Policise se Shtetit.
Sipas Rames, Policia e Shtetit duhet e do te punoje si skuader, nderkohe qe ka theksuar se përzgjedhja e kupolës së policisë së shtetit është bërë me kujdes.
“Ne sot kemi një trup drejtuese të përzgjedhur me kujdesin më të madh duke kërkuar në radhët e shërbëtorëve të shtetit njerëzit më të përshtatshëm për të kryer një reformë të thellë dhe për të ndërmarr një aksion të policisë që do të vendosë raportet e drejta mes shoqërisë dhe pasurisë së përbashkët, duke garantuar jetën e çdo individi si jetën e anëtarit të familjes sonë. Ju jeni zgjedhur me besimin e plotë që të jeni në lartësinë e duhur por secili duhet ta mbaj pozicionin e tij me punën dhe sukseset e përditshme” tha Rama.
Sipas tij, faza e pare e reformes do te tranformojë cilësinë e burimeve njerëzore nën uniformën e policisë.
“Kemi bere nje permbysje rrenjesore, nga 811 oficere te larte qe ishin te shkeputur me realitetin, te mbledhur ne nje strukture amorfe, ne do te kalojme ne 255. Te gjitha funksionet e tjera qe me pare ishin pjese e drejtorise se Pergjithshme te Policise, do te jene ne terren e ne mbrojtje te qytetareve. Beteja jone, eshte beteje per te zbrapsur krimin, emancipuar policine me nje force qe eshte forca me te cilen mbrohet qytetari”- tha Rama.
Sipas tij priten permes inspektimeve rezultate ne luften kunder kriminaliteteve brenda radheve te policise.
“Perndryshe nuk do ishim ketu me nje skuader te re, e te kerkonim nga ju te veproni me te njejten peshe mbi bazen e merites. Kemi piketuar ngritjen e nje sherbimi te unifikuar per qytetaret. Krijimi i stacioneve te unifikuara te sherbimeve garanton permiresimin e standardeve te sherbimit te policise ndaj qytetareve”- tha ai.





