FIER, 10 tetor 2013 – Një 9-vjeçare në Fier ka përjetuar disa minuta tmerri pasi është rrëmbyer nga një 22-vjeçar, ndërsa mbahej peng vetëm 200 metra larg banesës së saj. 
Ngjarja u shënua pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës”, ndërsa e mitura është transportuar nga pengmarrësi në lagjen “Liri” ku ai banonte. Ajo është parë rastësisht ndërsa qante mes pallateve, nga një efektiv policie, i cili ndodhej në një tjetër aksion për arrestimin e një grabitësi. Mësohet se efektivi i policisë është përleshur me pengmarrësin, 22-vjeçarin Kristjan Binjaku, i cili është vënë në pranga pak minuta më vonë nga blutë e Fierit. Policia po merr në pyetje të miturën dhe familjarë të saj, si dhe të arrestuarin për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e saj. 

/balkanweb/