TIRANE,10 tetor 2013 – Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur  në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Policia bën të ditur se Françesko Dushku, pronari i një pike bastesh sportive është qëlluar me armë zjarri në lokalin e tij nga shtetasi Genci Basha, pas një konflikti të çastit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili u largua menjëherë pas kryerjes së krimit.