TIRANE,10 tetor  2013 – Ne nje ceremoni zyrtare, ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka prezantur kreun e ri te Policise se Shtetit, Artan Didi. 
Gjate fjales se shkurter qe mbajti, Tahiri falenderoi gjithe ata qe kane sherbyer e vazhdojne te sherbejne ne radhet e policise. 

“Nje gje na bashkon te gjitheve, misioni i larte ne sherbim te qytetareve dhe shtetit. Garantoj mbeshtetje te plote ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. I uroj shume suksese te gjitheve dhe pune te mbare”- tha Tahiri gjate prezantimit te bere.

Nderkohe, pasi ish drejtori Hysni Burgaj i dorezoi ne menyre simbolike flamurin e Policise se Shtetit, Didi shprehu vendosmerine per te mbajtur me nder kete flamur. 

“Ne respekt te vepres se policise shqiptare, ne emer te atyre qe kane rene ne krye te detyres, ne emer te atyre qe sherbejne e ne emrin tim, betohem per te mbajtur me nder flamurin e policise se shtetit”- tha Didi.