10 tetor 2013- Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë.
Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurrojë në finalen e më të bukurave të Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën. Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili është edhe fotograf zyrtar i këtij evenimenti, pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, njofton Panorama.
Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as në web faqen zyrtare të Miss Universe.
Duhet thënë se përfaqësuesja e Kosovës, Mirjeta Shala është një ndër më të preferuarat në disa prej forumeve online.
Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.
Rusia nuk pranon Miss Kosovën, tërhiqet edhe Shqipëria
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





