TIRANË, 9 tetor 2013 – Mbetet përjetë në burg, Ilir Xhakja, njeriu që vrau ish-komisarin e Shijakut Adem Tahirajn në krye të detyrës. Në momentin e dhënies së vendimit nga gjykata, ai nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.
Pas 27 seancave, ku Xhakja me anë të avokatiti të tij Andi Duraj, kërkoi nga gjykata të shmangte burgimin e përjetshëm, gjykatësi Bardhyl Dhama pranoi kërkesën e Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe e dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e ish-komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Sipas Prokurorisë, Xhakja akuzohet për: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt"; "vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka"; "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe “mbajtje pa leje të armeve luftarake".
Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.
Por, sipas avokatit të Xhakjes, “ka qenë pikërisht ndalimi i nipit të tij si dhe ofendimet që policët i kanë bërë, ato që nxitën ngjarjen tragjike. Ai kërkoi ndryshimin e akuzës "nga vrasje në rrethana të cilësuara" në "vrasje për shkak të tronditjes së rëndë psikologjike."
Ky argument nuk u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe kryesuesi Bardhyl Dhama, duke e dënuar kështu më në fund me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjen, i cili ka dalë disa herë përpara drejtësisë me akuzën e vrasjes, por që gjithnjë ka mundur të dalë i pafajshëm.
Burgim të përjetshëm Xhakjes vrau komisarin Tahiraj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Paulo Coelho: Gratë në sytë e një mashkulli… janë ajo çfarë ne ndjejmë, më shumë se ajo çfarë shohim
Ç’po ndodh? Trump anulon papritur udhëtimin e negociatorëve amerikanë për bisedimet SHBA – Iran
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze! Reagon Juela…
Edisa Demollari rrëfen dhimbjen personale: “E donim një fëmijë, por nuk ndodhi”





