DURRËS, 9 tetor 2013 – Një durrsak kokëfortë kapet dhe dëbohet nga Sicilia. Sikurse njoftojnë mediet italiane, më 8 tetor 2013, stacioni i policisë ushtarake i qytetit sicilian Santa Kroçe Kamerina (provinca e Raguzës) kanë rënë në gjurmët e një shqiptari në kërkim, klandestin dhe e dëboi. A. S., një 36 -vjeçar me origjinë nga Durrësi dhe pa ndonjë vendbanim në Itali, ishte strehuar në një qendër akomodimi të përkohshëm në Pulia, nga e cila ai u nxor me një urdhër dëbimi. Duke shpërfillur masën administrative, ai vazhdoi të vinte vërdallë nëpër Gadishullin e Apenineve deri më 7 tetor, kur ai u përplas me njërën nga kontrollet e përditshme të  karabinierëve të Santa Kroçe Kamerina që e identifikuan dhe e dëbuan pastaj për në Durrës.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/