9 tetor 2013- Artan Didi do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Largimi i Burgajt ka ardhur pas një takimi midis kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili është zhvilluar mbrëmë në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Në takim mësohet se ka marrë pjesë edhe Burgaj, i cili është larguar sapo është njohur me vendimin. Ndërkaq, mësohet se në krye të Policisë së Shtetit është emëruar Artan Didi. Ky i fundit ka drejtuar repartin special të RENEA dhe është një emër i njohur për politikën. Tahiri dhe Rama ia kanë besuar Didit detyrën për të udhëhequr luftën kundër krimit. Ndërkaq, takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, u zhvillua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Pas një takimi në Pallatin e Brigadave, kreu i ekzekutivit është drejtuar në Ministrinë e Brendshme. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e 30 minuta, nga ora 20.45 minuta dhe ka mbaruar në orën 22.10 minuta. Në këtë takim është ftuar edhe Hysni Burgaj, ku mësohet se i është komunikuar vendimi. Pas daljes së Burgaj, nga ambientet e Ministrisë së Brendshme, aty ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Caushaj. Përveç komunikimit të vendimit për largimin e Burgaj, mësohet se kryeministri Rama ka porositur ministrin Tahirin dhe krerët e policisë që të marrin masa të rrepta kundër krimit për të rikthyer sigurinë e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, mësohet se temë diskutimi ka qenë edhe prishja e ndërtimeve pa leje. Rama i ka bërë të qartë edhe një herë ministrit Tahiri që të mos bëj asnjë në lëshim në prishjen e të gjitha ndërtimeve që bien në kundërshtim me ligjin. Pas marrjes së detyrës, ministri Tahiri u mobilizua seriozisht për të vendosur rendin dhe sigurinë e munguar. Tahiri përfundoi një sërë aksionesh, të cilat qeveria e kaluar nuk mundi t’i përfundonte për 8 vjet. Megjithëse ministri Tahiri po punon seriozisht për të luftuar krimin, rikthimi i sigurisë në vend lë shumë për të dëshiruar.
http://www.sot.com.al/politike/ik%C3%ABn-burgaj-vjen-artan-didi-n%C3%AB-krye-t%C3%AB-policis%C3%AB-s%C3%AB-shtetit-inuk-shkarkon-70-p%C3%ABrqind-t%C3%AB





