TIRANE-Një aksident i rëndë është shënuar në zemër të kryeqytetit ku një autobus i linjës së Tiranës së Re ka aksidentuar dy këmbësorë. 
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" në Tiranë ku një autobus i linjës kryeqytetase aksidentoi dy pasagjerë që sapo zbritën prej këtij autobusi. Pasagjerët kanë zbritur, por autobusi i ka kapur ata me pjesën e derës duke i tërhequr zvarrë disa metra. Të dy personat janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

/balkanweb/