TIRANE,8 tetor 2013- Një biznesmen me profesion kambist u grabit sot rreth orës 11:00 në qendër të Bathores në Tiranë. Bëhet e ditur se , grabitësit i kishin marrë kambistit Lazam Troci makinën e tij tip “BMW X5” së bashku me shumën e parave që kishte në makinë, prej 20 mijë eurosh. Blutë e kryeqytetit , nën drejtimin e Zv/drejtorit të krimeve, Gëzim Ngjeçi, kanë gjetur makinën tip “BMW X5” me targë TR2221R, që i ishte grabitur biznesmenit Lazam Troci, por jo shumën e pretenduar prej 20 mijë eurosh. Biznesmeni Troci u grabit nën kërcënimin e armës sapo doli nga shtëpia me makinën e tij. Nga policia e komisariatit Nr.5 , bëhet e ditur se, po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes.
Kjo është grabitja e dytë në kryeqytet brenda 24 orëve. Dje në mesditë u grabit makina e një spitali privat që po transportonte rreth 30 milionë lekë të vjetra drejt një banke të nivelit të dytë.
/BalkanWeb/
Grabitja e kambistit, gjendet makina pa 20 mijë eurot
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Paulo Coelho: Gratë në sytë e një mashkulli… janë ajo çfarë ne ndjejmë, më shumë se ajo çfarë shohim
Ç’po ndodh? Trump anulon papritur udhëtimin e negociatorëve amerikanë për bisedimet SHBA – Iran
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”/ Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze! Reagon Juela…
Edisa Demollari rrëfen dhimbjen personale: “E donim një fëmijë, por nuk ndodhi”





