TIRANE, 7 tetor 2013 – Një grabitje është shënuar pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambjenteve te Spitalit Ushtarak, ku persona ende të paidentifikuar të armatosur dhe të maskuar kanë marrë automjetin që transportonte paratë një sasi prej rreth 30 milionë lekësh të vjetra. 

Mësohet se grabitja ka ndodhur pak para se paratë të futeshin në makinë, të cilat më pas do të transportoheshin për në një nga bankat e kryeqytetit.

Parate i perkisnin Spitalit Amerikan, i cili eshte i vendosur brenda rrethimit te Spitalit Ushtarak.

Parate do te transportoheshin per ne banke nga persona te autorizuar te spitalit me ane te nje makine tip Volkswagen, me targe, TR0732M.

Grabitja është bërë pa zhurmë në qetësi, gjë që hedh dyshimet, sipas policisë se mund të bëhet fjalë për ndonjë vjedhje të brendshme. 

Sipas policisë, dyshohet se autorë janë 2 persona me motor të zi që kanë sulmuar furgonin duke e rrëmbyer furgonin që transportonte 3 milionë lekë të reja.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. 

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.