FRANKFURT, 7 TETOR 2013 – Hamburgu në delir, futbollisti durrsak Edmond Kapllani ua bëri të bukur fundjavën tifozëve me dopjetën e tij. FSV Frankfurt u ngjit në vendin e pestë në renditjen e Bundesligës 2, pas një fitoreje kuptimplote 3-1 ndaj ekipit luftarak të FC Erzgebirge Aue, të dielën, më 6 tetor 2013. Vendasit e zhbllokuan situatën kur libanezi Zhoan Omari (Joan Oumari) shënoi në 5’, duke e kaluar në epërsiFrankfurt-in. Sulmuesi durrsak Edmond Kapllani shënoi edhe dy gola në pjesën e parë (15./30.), duke vulosur fitoren qysh para pushimit të ndeshjes (poshtë në foto, në planin e dytë, teksa Kapllani ka shënuar më 6 tetor 2013). Kapllani u zëvendësua në minutën 69 nga ukrainasi Rukavicja (Rukavytsya). Në pjesën e dytë Aue shënoi me anë të Roni Kënig-ut (Ronny König) në të 75’ minutë, por ishte shumë pak dhe tepër vonë për miqtë, të cilën pësuan kështu humbjen e tyre të gjashtë në këtë sezon. Shtypi gjerman ka vlerësuar lart lojën e sulmuesit shqiptar, që nuk është grumbulluar me kombëtaren për dy ndeshjet e fundit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/