ELBASAN,7 tetor 2013 – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar studentët në ditën e  parë të fillimit të vitit akademik, nga Elbasani.

Gjatë një vizite në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Basha ka ftuar studentët të studiojnë sa më mirë e të shfrytëzojnë në maksimum kohën.

“Kam kënaqësi të rikthehem sot me rastin e fillimit të viti akademik, në qytetin që kam pasur nderin ta përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë. Uroj një vit të mbarë e suksese, kjo është ditë e vecantë për shumëkënd që është ulur si student, ditë ku rifilloni apo filloni studimet dhe mezi prisnin të mbaroni, ndërsa të tjerë kujtojmë me mall vitet që kanë lënë pas”- tha Basha.

Basha ftoi studentët të jenë cilësorë, e të studiojnë sa më shumë, duke kujtuar sfidën e madhe të lidhjes mes shkollës e nevojave të tregut.