SHKODER, 7 tetor 2013 – Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në lagjen “Parrucë” të qytetit të Shkodrës, një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Nga flakët e zjarrit të rëna në katin e parë të një pallati, janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë menjëherë zjarrin.
Tashmë policia e Shkodrës, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë.





