7 tetor 2013 – Nëpër rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet se si një vajzë është duke e rrahur bashkëmoshataren e saj.

Për këtë video thuhet se është incizuar në Kosovë, por se në cilin qytet mbetet e panjohur.

Vajza që e sulmon shoqen e saj të shkollës e fyen atë me fjalë tejet banale, duke e goditur vazhdimisht me shuplaka në fytyrë.

Mbetet nga organet e rendit të marrin parasysh këtë video dhe të parandalojnë rastet e tilla të dhunës.