ROME, 6 tetor 2013 – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panarati u prit sot në një takim në selinë qendrore të FAO-s në Romë, nga Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s Da Silva.
Zyra e ministrisë së bujqësisë, njofton se Drejtori i përgjithshëm i FAO-s njoftoi ministrin Panariti për hapjen vitin e ardhshëm, të një zyre të kësaj Organizate në Shqipëri si dhe për fillimin e projekteve të reja të bashkëpunimit.
Nga ana e tij, Ministri I Bujqësisë, Edmond Panariti e ka siguruar në emër të qeverisë shqiptare për një rol proaktiv dhe dinamik të dikasterit që ai përfaqëson në bashkëpunimin me FAO-n, për konkretizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.
Ministri Panariti e vlerësoi hapjen e zyrës së FAO-s në Shqipëri si një fazë të re të bashkëpunimit me FAO-n dhe ftoi drejtorin Da Silva të ishte i pranishëm në hapjen e kësaj zyre.
Drejtori i FAO-s, Da Silva e uroi ministritn Panariti për zgjedhjen e tij si ministër i bujqësisë dhe siguroi për mbështetjen e organizatës që ai drejton për zhvillimin e bujqësisë shqiptare nëpërmjet projekteve të përbashkëta.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Italiane Neritan Ceka – njoftoi zyra e shtypit e ministrisë së bujqësisë.
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ose "FAO” është një agjenci e specializuar e Kombeve te Bashkuara që çon në përpjekjet ndërkombëtare për të mundur urinë. Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.
FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendet takohen si të barabartë për të negociuar marrëveshje dhe debat politik. FAO është gjithashtu një burim i dijes dhe informacionit, si dhe ndihmon vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion për përmirësimin dhe modernizimin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinë ushqimore" për të gjithë.





