6 tetor 2013 – Kina ka punësuar 2 milionë njerëz për të vëzhguar qytetarët kinezë në përdorimin e internetit.
Punonjësit janë paguar nga bizneset qeveritare dhe private për të monitoruar qindra miliona mesazhe online çdo ditë nga përdoruesit kinezë.
Ky lajm konfirmohet nga televizoni shtetëror dhe sipas saj, objektivat kryesore të monitorimit janë mediat sociale dhe blogjet.
Punonjësit për vëzhgimin në internet apo të quajtur ndryshe “analistë të opinionit të internetit” analizojnë miliona postime dhe mesazhe në një orë, si brenda dhe jashtë Kinës, dhe për këtë përdorin teknologjinë më të fundit.
Shumë faqe online të tilla si, Google Maps dhe Facebook kanë qenë të ndaluara nga qeveria kineze, e cila insistonte se këto faqe duhet të kontrolloheshin përpara se të përdoreshin në vend.
Punonjësit e internetit monitorojnë mesazhet duke kërkuar me fjalë kyçe.





