TIRANË, 6 tetor 2013 – Deputeti i PS dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ka babanë të sëmurë rëndë.

Lajmin e bën të ditur vetë ai në faqen e tij në Facebook me fjalët:

"Im atë prej gushtit është në gjendje tepër të rëndë në spital".

Duke nënkuptuar kështu edhe daljet e tij të pakta në publik pas zgjedhjeve dhe para e pas krijimit të qeverisë së re.

Më tej Majko, i njohur si djalë piloti, reflekton dhe u drejtohet miqve të tij me këshillën:

"Gëzojini prindërit sa t'i keni të dashur miq! Ju uroj një ditë të mbarë!".