TIRANE, 6 tetor 2013 – Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Kamzës në dalje të kryeqytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





