6 tetor 2013 – Megjithëse në media u përfol se lidhja e tyre kishte përfunduar, Neda dhe Ogreni preferuan të qëndronin në heshtje dhe nuk dolën as ta pohonin, e as ta mohonin publikisht. Ata nuk janë ndarë.

Lidhja e tyre e dashurisë, e cila lindi rreth dy vite më parë në reality show-n “Big Brother”, vazhdon.

Neda dhe Ogreni shëtisin të lumtur e të përqafuar në rrugët e kryeqytetit. 

Çifti është kapur mat nga paparaci ynë, në një prej rrugicave të Bllokut në Tiranë.

Ata ishin futur në një dyqan parfumesh. Pasi kanë dalë nga dyqani, kanë vijuar rrugën në këmbë duke ecur të dy të përqafuar, dhe në këto momente janë fotografuar nga paparaci i “Bluetooth”.

Neda dhe Ogreni jetojnë bashkë. Ata ndajnë një apartament në periferi të Tiranës.

Ogreni prej më shumë se një viti punon si menaxher në një linjë supermarketesh.

Ndërkaq, e dashura e tij Neda vazhdon studimet për Gazetari. Së fundmi, ata janë bërë pjesë e faqeve rozë për ndarjen e tyre.

Duke u parë shpesh të frekuentonin ambiente publike larg njëri-tjetrit, u diskutua edhe një ndarje e mundshme e çiftit.

Por nuk rezultoi kështu, dhe kjo vërtetohet qartazi edhe nga fotot që ne kemi publikuar.