TIRANE, 6 tetor 2013 – Policia e Krujës ka parandaluar një krim brenda familjes, në një banesë në afërsi të komisariatit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në familjen Balla, ku djali ka tentuar të vrasë me thikë babain e tij. 

Sipas policisë, shtetasi Ilber Balla ka shkuar i dehur në banesë dhe ka kërcënuar me thikë të gjithë familjen.

Për të mbrojtur familjarët e tjerë, djali i tij Fatjon Balla ia ka marrë thikën nga duart dhe ka tentuar të vrasë të atin. 

Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi në familjen Balla.

Ndërkohë mësohet se shtetasi Fatjon Balla është arrestuar nga policia, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë.