DURRES, 5 tetor 2013 – Ditën e sotme mësohet se ka ndodhur një aksident në qytetin e Durrësit ku treni ka marrë përpara një fuoristradë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, nga përplasja janë plagosur dy persona burre e grua.
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur makina ka qenë duke kaluar shinat.
Aksidenti ka ndodhur në Shkozet dhe të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.





