5 tetor 2013 – Nuk është vetëm ish-kryeministri Sali Berisha që është tërbuar nga e kuqja e Edi Ramës në godinën e Kryeministrisë.

Por nëse Berishës kjo i shkakton ngacmim me ngjyrim seksual, mbesës së tij adoleshente i shkakton ngacmim nervor.

Dasara Malltezi e ka komentuar ngjyrën e kuqe të Ramës në një postim në Facebook.

“Sallat e kryeministrisë janë lyer KUQ! Çudi e madhe, as Enveri, Ramizi e Nexhmija nuk dhanë urdhër për gjëra të tilla!

Fëmijëve të vegjël në teste psikologjike, ku shihet zhvillimi e kapaciteti i fëmijës (pra shqip fare shihet a ka ‘naj dras mangut’ apo është me zhvillim normal fëmija), zakonisht u jepet të vizatojnë. Fëmijët, te pikturat e të cilëve dominon përdorimi i ngjyrave të forta si ngjyra e kuqe, psikiatrit kanë dalë në konkluzion se kanë probleme mendore psikike, pra janë më të predispozuar që të luajnë menç.

Tani piktori kryeministër vesh muret e sallës së konferencave me të KUQE FLAKEEEEE!

Tregon shumë për zhvillimin e tij psikomotor,” shkruan Dasara