TIRANE, 5 tetor 2013 – Tre automjete janë përplasur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëshmitarët në vendngjarje bëjnë të ditur se janë dëmtuar vetëm automjetet.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa policia po punon për të liruar qarkullimin.





