TEPELENE, 5 tetor 2013 – Policia e Tepelenës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se në fshatin Zhulaj në banesën e shtetasit Ergest Rapaj kishte lëndë narkotike dhe se ky shtetas ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, ka zhvilluar sot një kontroll në këtë banesë, ku ka sekuestruar një sasi prej 10 kg lëndë narkotike.
Sipas Policisë, droga u gjet në afërsi të banesës së shtetasit Ergest Rapaj, në kasollen e kësaj banese u gjetët një numër bimësh kanabis të prera me boce të bëra gati për tharje. Gjithashtu po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi në dhomën ku ai flinte u gjet edhe një qese plasmasi me lëndë narkotike Marijuane.
Policia bën të ditur se “nga veprimet e para hetimore të kryera ne vendngjarje rezultoi se ky shtetas bimët narkotike i kishte kultivuar vetë. Po nga veprimet e para rezultoi se ky shtetas në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike ndaj babit të tij Aristidh Rrapaj i datëlindjes 1960”.
Shtetasi Ergest Rapaj i datëlindjes 1992 , porsa ka parë policinë është larguar nga banesa, ndërkohë policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po vijon punën për kapjen e tij.
/BalkanWeb/





